Data të rëndësishme
Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve është 8 KORRIK 2022. Pjesëmarrësit janë të lutur të dërgojnë abstraktet në formatin MS Word në nëpërmjet kësaj faqe interneti duke specifikuar në objektin e e-mail-it llojin e prezantimit për të cilin aplikojnë. Në rast dërgimi të disa abstrakteve, luteni të dërgoni çdo abstrakt si e-mail të veçantë.
Ju do të njoftoheni deri më 15 Korrik 2022 në lidhje me pranimin e abstraktit tuaj.
Autorët e abstrakteve të pranuara mund të dërgojnë materialin e plotë për publikim deri më 12 Shtator 2022. Udhëzimet për përgatitjen e abstraktit dhe punimit të plotë gjenden bashkangjitur.
Çdo autor mund të dorëzojë maksimumi 2 abstrakte (1 prezantim oral dhe 1 poster) dhe duhet të paguajë vetëm një tarifë regjistrimi. Të gjitha abstraktet dhe materialet e plota të pranuara do të publikohen në faqen e internetit të konferencës si Libër Proceedings (format PDF) dhe printohen (format Hard Copy).