APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË PASTRA PËR NJË MJEDIS TË QËNDRUESHËM (ATPMQ).

Rreth Konferencës së parë Kombëtare ATPMQ

Të nderuar kolegë,

Në vijim të aktiviteteve shkencore të organizuara nga DIM, njoftojmë nismën tonë për organizimin e konferencës së parë kombëtare APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË PASTRA PËR NJË MJEDIS TË QËNDRUESHËM (ATPMQ).

Konferenca do të mbahet në Tiranë, në datat 10 dhe 11 Nëntor 2022 në amjentet e FIN.

Në konferencën shkencore ftohen të marrin pjesë me referim për të prezantuar punimet e tyre profesorë, kërkues shkencorë në fushën e mjedisit, ekspertë dhe studentë që duan të ndajnë përvojën e tyre shkencore në fushën e mjedisit. Konferenca do të organizohet me qëllim identifikimin e problematikave mjedisore, ndërgjegjësimin lidhur me çështjet mjedisore me të cilat përballet sot vendi ynë dhe rajoni, aplikimin e teknologjive të pastra për një mjedis të qëndrueshëm, etj.

 

  • Aplikimi i metodave inovative në zgjidhjen e problematikave në fushën e Inxhinierisë së Mjedisit
  • Burimet e Rinovueshme dhe Efiçenca e Energjisë
  • Cilësia dhe vlerësimi i rriskut në Mjedis dhe Shëndet
  • Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Mbrotja e Burimeve Ujore
  • Ndryshimet Klimatike, adaptimi ndaj tyre dhe zbutja e ndikimit të tyre
 

Qëllimi i konferencës është të bashkojë kërkues nga fusha të ndryshme të shkencës në një forum kombëtar për diskutimin e përparimeve të fundit teknologjike me fokus mjedisin e qëndrueshëm. Ju ftojmë përzemërsisht që t’i bashkohen kësaj konference dhe të paraqisni punimet tuaja.

Data të rëndësishme

Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve: 
DATA: 8 KORRIK 2022

Data e fundit e pranimit të abstrakteve:
DATA: 15 KORRIK 2022

Afati i fundit i dërgimit të artikujve të plotë:
DATA: 12 SHTATOR 2022

Zhvillimi i Konferencës:
DATA: 10-11 NËNTOR 2022